Connect with us

Lajme

E rëndë në Gjipe/ 27-vjeçari plagos me skaf turistin gjerman, niset me helikopter drejt Tiranës!

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë, ku një turist është plagosur rëndë nga helikat e një skafi që po lundronte jashtë kordonit të sigurisë.

Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e 46-vjeçarit nga gjermania drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë trajtim më të avancuar mjekësor.

Ndërkohë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku 27-vjeçari Krenar Velo, banues në Orikum, duke drejtuar një gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë, ka dëmtuar aksidentalisht 46-vjeçarin gjerman D. S., i cili po zhytej pranë mjetit lundrues.

Policia Kufitare në Dhërmi kanë ndërhyrë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas duke organizuar transportimin e tij drejt spitalit. Ndërkohë, drejtuesi i gomones është shoqëruar në Stacionin e Policisë Dhërmi për t’u marrë në pyetje, bashkë me disa dëshmitarë okularë të ngjarjes.

“Himarë/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.

Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë

Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje. Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, njofton policia. 

Gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë ndërkohë që pritet nga momenti në momente që të mbërrijë në spitalin e Traumës.

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Megjithatë, kjo është një situatë e përsëritur dhe një shqetësim i madh për sigurinë në plazhet tone. Autoritetet duket se flenë gjumë, me këtë situatë që përsëritet çdo vit me turistë dhe pushues që vriten ose plagosen nga mjetet motorike që qarkullojnë në bregdet pa pikë kontrolli.

Rasti i fundit ishte ai i vrasjes së 7-vjeçares së familjes Avdia në Himarë nga një skaf i drejtuar nga një polic i Shtetit shqiptar, ose më saktë nga Komisari i Policisë në Elbasan, Arjan Tase.

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]