Showbiz

Sara Hoxha dhe Erik Fullani në një lidhje

Published

on

Shfaqen bashkë për herë të parë!

Erik Fullani/ Sara Hoxha

Prej disa ditësh rrjeti po zien nga lajmi për lidhjen e mundshme të Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës. 

Zërat nisen pas disa fotove në jug të vendit që të dy ata kishin postuar nga i njëjti vend.

Tashmë ata kanë qenë pjesë një feste të përbashkët në periferi të Tiranës që aktorja e njohur Olta Gixhari organizoi në festën e 1-vjetorit të djalit të saj të vogël, Zeo.

Sara Hoxha dhe Olta Gixhari njihet për miqësinë e tyre të ngushtë, që pas filimit “Në kuadër të dashurisë” ku në rol ishin edhe motra me njëra tjetrën.

Nga ana tjetër, Fullani nuk ka qenë ndonjëherë pjesë e rrethit të ngushtë të Oltës, të paktën atij publik që shohim cdo ditë në rrjetet sociale.

Madje nga një kërkim në rrjetet sociale, rezulton se ata nuk ndiqen në instagram.

Kjo ka lënë vend për interpretim, se Erik Fullani mund të jetë tashmë partneri apo djali me të cilin po njihet mikesha e ngushtë e ‘zonjës së shtëpisë’, Olta Gixhari./VM

Advertisement

Te Fundit

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. info@gjurmusi.com