Connect with us

Investigim

Kulla e Union Bank prish shkollën dhe devijon rrugën tek “Ali Demi” në Tiranë

Published

on

Edmond Leka zhbën historinë  për një 19-katëshe në “Ali Demi”

Një tjetër kullë po përgatitet të përthithë Tiranën. Këtë herë, në rrugën “Bajram Curri”, në hyrje të lagjes “Ali Demi”. Një projekt 19 katës mbi tokë dhe 4 nëntokë, i miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit me kërkesë të “Union Bank” dhe firmave të lidhura me të, do të ndryshojë përfundimisht fytyrën e kësaj zone të mbipopulluar dhe të ndjeshme.

Sipas dokumenteve, kulla do të ngrihet mbi një sipërfaqe prej 3.26 hektarësh, duke zënë jo vetëm truall publik, por edhe pjesë nga rruga hyrëse për në lagje dhe një segment të territorit të shkollës 9-vjeçare “1 Maji”, një nga institucionet më të rëndësishme arsimore në kryeqytet. Madje, projekti prek edhe statujën e Heroit të Popullit, Ali Demi  simbolin që i ka dhënë emër gjithë zonës.

Të tria firmat zhvilluese janë të lidhur me familjen Leka që ka në pronësi “Union Bank”.

Kulla 19 kate e “Union Bank” devijon rrugën në hyrje

Faksimile: Vendimi I KKT-së për miratimin e lejes së zhvillimit për godinën 19 katëshe

Në dokumentet shoqëruese shkruhet se sipërfaqja bruto u ndodhet edhe projekti është 3.26 hektarë. “Kjo zonë është e ndërtuar kryesisht me objekte banimi të ulta, të tipit vila private. Gjithashtu në pjesën jugore të zonës janë ndërtuar objekte të larta me funksion shërbimi. Një nga kategoritë bazë të kësaj njësie është arsimi, me vendndodhjen e një nga shkollave më të rëndësishme të qytetit të Tiranës, shkolla ‘1 Maji’” shkruhet në dokumente.

Leja është miratuar për “zhvillimin e objektit ‘Union Bank HQ Albania’”, ndërsa si zhvillues figurojnë vetë banka, së bashku me “Auto City” dhe “Arch Investor”  të gjitha të lidhura me familjen Leka, pronarët e Union Bank.

Pra, do të ndryshojë rruga, shkolla, sheshi dhe statuja vetëm e vetëm që të jepej leja për një tjetër kullë. Ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në vende të tjera, edhe ky projekt as është futur për konsultim me grupet e interesit. Si ia dha lejen Ministria e Arsimit për të prekur shkollën? Po Bashkia?Në foto: Projeti i kullës ndryshon rrugën, shkollën dhe statujën …

Në dokumente thuhet se 10 katet e para do të jenë për zyra, ndërsa katet e sipërme për funksione “informale”, me bar dhe tarracë qiellore për evente. Projektuesit deklarojnë me krenari se zona do të bëhet më “rekreative dhe funksionale për komunitetin”. Por maketet zbulojnë diçka tjetër: rruga devijohet, hyrja e shkollës ndryshohet, sheshi zhduket dhe statuja zhvendoset.

E gjithë kjo, siç ndodh shpesh, pa asnjë konsultim me banorët, me mësuesit e shkollës, apo me familjarët e nxënësve. Askush nuk pyeti Ministrinë e Arsimit si u dha leja për të prekur territorin shkollor. Askush nuk e di si Bashkia firmosi për të zhvendosur statujën e një heroi kombëtar.

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Sepse, siç ndodh rëndom në këtë vend, mjafton firma e dikujt “lart”, dhe muret e shkollës shndërrohen në beton komercial. Duket se edhe historia është bërë leje ndërtimi./Publik.al

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]