Connect with us

Politike

Mesazhi i koduar i Veliaj për Ramën: Karma do të ta kthejë herët a vonë

Published

on

Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjetit social që Edi Rama ua ka ndaluar përdorimin ministrave dhe deputetëve të tij, për shkak se “praktikisht” e ka mbyllur me vendim Qeverie.

Ditën e sotme ai ka publikuar një video ku fajëson për arrestimin dhe tentativën për ta poshtëruar, i kujton Ramës se “karma” do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin e tij, edhe pse po vonë.

“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj sipër videos së publikuar në TikTok, teksa e shoqëron me këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man! (Një burrë).

Veliaj që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK në Bashkinë e Tiranës, duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi.

Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Më vonë iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, si dhe ajo e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ky është mesazhi i dytë i koduar i Erion Veliajt brenda pak ditësh. Në një video më parë ai kërcënoi Edi Ramën dhe identifikoi Nesti Angonin.

@erionveliaj_

S’kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë. Sepse kështu e bën një Kryetar Bashkie.

♬ Breakin dishes – Megan ★

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com
Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]