Lori Hoxha prej disa kohësh ka marrë drejtimin e “Top Channel”.
Lori Hoxha, burimi i fotos: LSA
Mediat raportuan se ka pasur disa vendime qeverie dhe në favor të pronarëve të “Top Channel”, ortakëve të inceneratorëve.
Sipas raportimeve mediatike, Lori Hoxha është vërtetë një investitore strategjike, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike.
Dokumenti tregon se Lori Hoxha është investitore strategjike, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i marrë në datë 10/04/2025 për “Miratimin e statusit Investim/Investitor Strategjik, procedurë e veçantë për projektin e investimit ANIMA me subjekte aplikuese “ANIMA CON” SH.P.K. NUIS M21803025R dhe “EB Construction” SH.P.K. NUIS L91619016 G”.
Lindin pyetjet: Nga vjen ky investitor strategjik? Çfarë është?
Është ndonjë biznesmen ndërtimi siç ka shumë në Shqipëri që po zhvillon prona publike të marra me qira? Po i paguan taksa shtetit? Po punëson njerëz apo si në këtë rast është tjetërkush?
Tjetërkush do të thotë Vjollca dhe Lori Hoxha, trashëgimtaret e të ndjerit Dritan Hoxha, janë ortaket e krimit dhe korrupsionit më të madh që ka parë Shqipëria ndonjëherë në 30 vite.
Është afera e inceneratorëve që ka filluar në Elbasan me një incenerator që nuk punon, në Fier me një incenerator që nuk ka përfunduar dhe në Tiranë me një aferë që po shkon rreth 200 milionë euro me një incenerator që nuk ekziston.
Pjesa më kriminale dhe pamorale në këtë histori është se Lori Hoxha, pasi ka larguar Vjollcën, nënën e saj, tashmë ka marrë drejtimin e “Top Channel”, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh.
Siç ka qenë në ortakëri Vjollca Hoxha me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ka qenë edhe Lori Hoxha, siç kanë qenë në ortakëri Vjollca Hoxha dhe “Top Channel” që vunë në shërbim një nga ekranet kryesore në vend për sulme kriminale ndaj prokurorëve të SPAK-ut.
Strehuan pjesë të grupit të strukturuar të inceneratorëve, i mbajtën në detyra të larta. Hapën dhjetëra kompani për të marrë para nga Mirel Mërtiri, bënë ortakëri me Mërtirin në Bullgari, bënë ortakëri me Mirel Mërtirin në Tiranë, me Klodian Zoton, me Stela Gugallen.
Advertisement
Nuk është e rastësishme edhe Lori Hoxha në këtë histori.
Ajo është po aq përfituese sa nëna e saj. Por, ndryshe nga betejat që bënte Vjollca, Lori ka zgjedhur të bëjë “Big Brother” dhe të bëhet investitore strategjike.
Më shumë dyshime për lidhje okulte përtej qokave që vijnë nga politika ndaj Lori Hoxhës. Gjithçka është me fakte dhe dokumente se si biznese të ndryshme kanë gjetur “zgjidhje” pas pazareve me pronarët e “Top Cahnnel”, që nga kompanitë farmaceutike që i akuzonin për gjobëvënie, që nga njerëzit e inceneratorëve dhe deri tek ata që rëndom i quajnë oligarkë, por mbushin xhepat e “Top Channel”, me apo pa reklama, që t’u mbyllet goja dhe të mos flitet për korrupsionin, aferat dhe skandalet.
Dhe, heshtja nuk është një blerje që bëhet vetëm nga privati, por që qeveria të jetë e qetë duhet të heshtë “Top Channel”, që të luftohen prokurorët dhe SPAK-u duhet të bëjmë emisione për Erion Veliajn me porosi nga burgu i Durrësit e kështu me radhë.
Lori Hoxha nuk është e rastësishme. Ajo është po aq ortake në të gjitha skandalet dhe aferat e “Top Channel” dhe këtu nuk mund t’i fshehë dot askush as blerjet e biznesit, as lejet e investitorit strategjik të dhëna nga qeveria. Koha vonon, por nuk harron.
Nuk ka pse shqetësohet Lori aspak. Në rast se do të kishte moral kjo histori duhet të ishte shqetësuar kur “Top Channel” sulmonte prokurorët e SPAK-ut për llogari të grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve.
Kur strehonte drejtorët që i zgjidhte Mirel Mërtiri me “Top Channel”, kur përgatiteshin emisione kriminale, me skenarë, me prapaskena kundër njerëzve të medies, kur sulmohet në mënyrë banditeske biznesi.
Nuk ka pse harron Lori Hoxha sa miliona euro mori nëna e saj me një transaksion fiktiv shitjesh me Mirel Mërtirin të “Lori Caffe”-së, pikërisht kompanisë që mban emrin e saj, për tu bërë një dasmë luksoze në Como. Ishin paratë e shqiptarëve, të inceneratorëve që nuk u ndërtuan kurrë.
Ato para i mori Vjollca Hoxha dhe Lori Hoxha për të sulmuar prokurorët e SPAK-ut që të mos zbardhej e vërteta.
Dhe, sot ende një prokuror si Dritan Prençi e mban “Top Channel”-in me Lorin apo Vjollcën pa akuzë, ndërkohë që janë bashkëpunëtore të Endrit Habilajt, Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, parave të inceneratorëve dhe në ortakëri me ta madje.
Advertisement
Dhe, sot, Lori Hoxha shqetësohet pse ka dalë lajmi se është bërë investitore strategjike.
Pra, një pronare mediash, bashkëpunëtore e inceneratorëve kërkon t’i fshihet lajmi i cili në fakt është i vërtetë.
Pra, kërkon censurë Lori Hoxha.
Kujton se, CNA është Grida Duma që emisionet ia bën Erion Veliaj nga burgu i Durrësit, kujton se, CNA është Mirel Mërtiri që mund të urdhëronte Top News-in të bënte çfarë të donte kreu i bandës së inceneratorëve, kujton se, CNA është si Top Story kur gjoja në emër të investigimeve masakroheshin prokurorët e SPAK-ut se po hetonin të vërtetën dhe po zbardhnin vjedhjet që ishin bërë me dhjetëra miliona euro apo qindra të tilla në kurriz të shqiptarëve nga buxheti i shtetit për inceneratorë që nuk punojnë, nuk kanë përfunduar dhe nuk ekzistojnë.
Ndaj, Lori Hoxha më shumë se të shqetësohet për këto, të shqetësohet për arrestimet e fundit të ardhura nga SKYECC dhe Encrochat. Apo arrestimet e hetimet e cigareve kondrabande që çensurohen n? media.
Lori Hoxha duhet të shqetësohet pse nuk është zbardhur ngjarja kur u qëllua Top Channel, cila ka qenë arsyeja.
Lori Hoxha duhet të shqetësohet për medien e saj të kthyer në klarinetë të qeverisë, të pushtetit, të korrupsionit.
Për këtë duhet të shqetësohet Lori Hoxha, jo për të hequr lajmet, se jo vetëm që lajmet s’kemi për t’ia hequr kurrë por ne sot do të rifillojmë të plotë ripublikime, plotësime materialesh, lajmesh, informacionesh në lidhje me të, me “Top Channel”, me kompanitë e tyre dhe përfitimet që po marrin si shpërblim nga qeveria dhe pushteti për bashkëpunimin me kryeministrin Rama, me pushtetin, me qeverinë, për interesa krejtësisht klienteliste, të cilat po kthehen dhe financiare me qarqe mjaft të dyshimta./ CNA