Connect with us

Lajme

SPAK kontrolle në bizneset e kordinatorit të bandave dhe Ramës, Ergys Agasi

Published

on

Ergys Agasi është kontrolluar në banesën e tij në Mullet nga agjentë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Gjithashtu raportohet edhe për kontrollin e 4 vendeve. Sipas informacioneve, agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Agasi.

Momentalisht nuk dihet për çfarë hetimi bëhet fjalë edhe pse mund të aludohet për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

Emri i Ergys Agasit u bë i njohur në media pas intervistës së ish- zëvendëskryesminit Arben Ahmetaj për televizionin italian, Rai3. Ahmetaj ngriti akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet që ai pretendon se Rama ka me krimin e organizuar. Sipas tij këto lidhje koordinohen nga Ergys Agasi. Ky i fundit sipas tij është i vendosur në Durrës, pranë klanit mafioz në atë qytet.

Në reportazhin investigues të televizionit italian Rai3 thuhet se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

“Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – shprehej Ahmetaj në rrëfimin për RAI3.

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë para një viti në rrjetet sociale listën sipas saj të emërimeve të familjarëve që Ergys Agasi ka emëruar në pozicione drejtorash në shtet.

LISTA:

Xheni Beqaj (kunati i Fatmir Troplinit) – Drejtor i Targave dhe Patentave;

Gerti Hoxha (djali i halles se Ergys Agasit)- Drejtor rajonal i OSHEE-se per Qarkun Durres

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Arsen Agasi (djal i xhaxhait te Ergys Agasit) shef i AKU per Portin;

Klesti Cela, kunati i Agasit – Drejtor ASHK Tirana Rurale

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]