Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës ndaj Eduart Koboçit në 13 maj
Drejtor i Policisë apo peng i mafias? Ilir Proda zbarkon krimin në zemër të shtetit
Banda e biznesmenit Ylli Cara, i cili kontrollon dhe urdhëron drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka rrëmbyer dhe masakruar faturisten e OSHEE, Rubena Hasa, e cila ka qëndruar disa javë në një spital privat në Tiranë. Banda e ka rrëmbyer faturisten Hasa në 25 prill 2025, në Rrugën Artan Lenja në Tiranë, pasi ajo shkoi për të kontrolluar sahatin e energjisë në biznesin e Spartak Carës.
37-vjeçarja është mbajtur peng gjatë gjithë natës, ku është dhunuar nga banda në biznesin e tyre, ndërsa pas shumë ndërhyrjesh është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Policia nuk ka ndërhyrë deri kur banda ka mbaruar punë, edhe pse ishte sinjalizuar.
Ngjarja e rëndë, që konfirmon edhe një herë kapjen e shtetit, është deformuar dhe manipuluar nga policia, e cila arrestoi një dëshmitar, ndërsa shpalli në kërkim Spartak Carën për ngjarjen, të cilit po i bëjnë letrat sikur është i sëmurë mendor, me qëllim për t’i faturuar edhe krime të tjera në të ardhmen.
“Ndihmoi autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë. Autori është pronar i disa bizneseve me burim të dyshimtë dhe pjesë e grupit të Ylli Carës, i cili sa herë i telefonon Ilir Prodës, ky i fundit ngrihet në këmbë.
Burime për Pamfletin thanë se ngjarja po tentohet të mbyllet si atentati te Pallati me Shigjeta para në 13 maj 2025, ndërsa 37-vjeçares po i bëhet presion për të tërhequr padinë. Janë kërcënuar gjithashtu edhe disa punonjës të OSHEE, të cilët dolën duke protestuar, duke kërkuar masa urgjente nga shteti.
Pas rrëmbimit të faturistes, ka ndodhur një ngjarje po aq e rëndë, e mbuluar nga Ilir Proda, ushtar i Ylli Carës. Mbrëmjem e 13 majit 2025, disa persona me dy makina, kanë ndjekur dhe i kanë qëlluar nga pas Eduart Koboçit për shkak të prishjesh në pazare dhe të një konflikti të mëparashëm. Ndjekja ka nisur në Kombinat dhe ka përfunduar te Pallati me Shigjeta.
Çfarë tha policia dhe si është vërteta?
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, tha policia.
E vërta është se këtë komunikatë e ka diktuar Ilir Proda për llogari të Ylli Carës. E vërteta është se kushëriri i Ylli Carës, Arnold Cara, të cilin jo zyrtarisht e ka caktuar Ylli shofer të Prodës, ka ndjekur me grupin e tij, me dy makina, Eduart Koboçin dhe Zenel Trofin. Arnold Cara kërkonte të dhunonte Eduart Koboçin me leva pasi Koboçi i kishte rrahur një kushëri.
Advertisement
Koboçi, i cili kishte si shofer Zenel Trofin, nuk është ndaluar. Ndjekja ka vijuar nga Kombinati deri tek Pallati me Shigjeta. Në makinën X5 të Koboçit, një personazh me precedentë kriminalë, janë gjetur disa vrima plumbash, që do të thotë se Arlold Cara ka qëlluar nga pas Koboçin, pasi ky nuk po ndalonte.
Tre makinat janë përpasur me makina të tjera te Pallati me Shigjeta. Koboçi dhe Trofi kanë dalë nga makina duke çaluar dhe janë futur në kompleksin Deliorgji. Arnolad Cara me grupin e tij i kanë ndjekur nga pas me pistoletë në dorë. Kujtojmë se Arnold Cara prezantohet si shoferi i Ilir Prodës, madje bën pazare dhe ndalon njerëz në emër të Prodës, i cili nga ana e tij në fakt është shofer i Ylli Carës.
Çfarë ndodh? Policia e Prodës shpall në kërkim viktimat dhe jo sulmuesit, pavarësisht faktit se Koboçi është pjesë e krimit, por në këtë rast ishte shenjestër. Arnold Cara dhe grupi i tij me dy makina nuk përmendet askusnd. Pjesë e skandalit është edhe Prokuroria e Tiranës, ku prokurori i çështjes nuk po heton ngjarjen pas ndërhyrjeve korruptive.
Lidhjet e Ilir Prodës me Ylli Carën janë të njohura. Cara i ka blerë Prodës edhe një apartament 119 m2 në Tiranë, në datën 28.01.2017. Cara dhe Proda kanë qenë aksionerë në kompaninë Sara & Kristi shpk. Ata kanë disa biznese të përbashkëta në emra të tjerë dhe pasuri të paluajtshme në vlerë miliona euro.
Mbi 100 raportime të shërbimeve të brendshme flasim për aktivitetin kriminal të Prodës si favorizim ndërtimesh të paligjshme, lidhje me grupe pastrimi parash, kontrabande, prostitcioni dhe droge, manipulim ngjarjesh kriminale, bashkëpunim korruptiv me biznesmenët e kromit, mbulim të linjave të drogës, atentateve dhe shumë ngjarjeve kriminale.
Nisur nga këto fakte dhe rrethana, SPAK duhet të ndërhyjë me urgjencë dhe me dorë të fortë pasi Policia e Shtetit nuk është vënë në shërbim të krimit, por Policia e Shtetit drejtohet nga një bandë kriminale, madje nga një ushtar i Ylli Carës. /Pamfleti