Connect with us

Politike

Po pse shqiptarët ua kanë fajin europianëve, që duan të mallosen?

Published

on

Ylli Manjani ka komentuar raportimet e shpeshta, se shqiptarët janë trafikantë të mëdhenj droge.

Ai thotë se këto raportime janë të rreme.

“Tani që të orientohemi pak se nga lajmet e kronikës dhe analizat politike, krijohet ideja e rreme se shqiptarët janë herë qendra e herë kokat e trafikut e të drogës në Europë. Madje këtë ide false, e ushqejnë edhe lajmet me arrestime të shqiptarëve nga shqiptarët. A të bëjmë një hesap si fillim?

Në hapësirën e BE, ku jetojnë rreth 500 milionë banorë në shtetet përkatëse, sipas statistikave zyrtare janë të paktën 100 milionë njerëz në këtë hapësirë që marrin drogë.

Natyrshëm këto e blejnë mallin në tregun e zi, jo në dyqan.

Upssss! Treg i zi në Europë… Jo në Shqipëri, por në Europë… Tani si mendoni ju, që disa dhjetëra shqiptarë, të cilët gjithsesi edhe aq sa janë, punojnë me kokë në trastë, janë furnitorët kryesorë të këtij tregu?! Po në cilën llogjikë bazohet kjo?!

Pse ore shqiptarët janë fajtorët kryesorë në rruzull se gati 1 në 3 europianë marrin drogë?!

Si ka mundësi që institucionet tona dhe mendimi ynë publik e sheh këtë problem tek shqiptarët, të cilët në fund të fundit, gjithnjë aq sa janë, u shërbejnë atyre që mallosen?

Si ka mundësi që politika jonë gjithashtu fajson shqiptarët për drogën që kërkojnë të uriturit në Europë e Britani? 

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Apo po iu ofron alternativë më të mirë pune e bisnesi në Shqipëri?! Sinqerisht nuk e kuptoj fare, po fare fare këtë logjikë absurde ku shqiptari burgos e damkos shqiptarin pse dynjaja malloset në drogë!

Dynjaja po të ketë këllqe le ta legalizojë këtë punë dhe historia mbaron. Nëse jo, nuk u kemi ne faj.

Drogën nuk e shpikëm ne.

Atë e gjetëm midis europianëve”, shkruan Manjani.

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]