Connect with us

Denoncim

Investitorja strategjike e inceneratorëve, Lori Hoxha përfundon te Dumani dhe Komiteti i Investimeve

Published

on

Pak javë më parë mediat raportuan se ka pasur disa vendime qeverie dhe në favor të pronarëve të “Top Channel”, ortakëve të inceneratorëve.

Sipas raportimeve mediatike, Lori Hoxha është vërtet një investitore strategjike, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Dokumenti i publikuar në media tregon qartazi se Lori Hoxha është investitore strategjike, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, i marrë në datë 10/04/2025 për “Miratimin e statusit Investim/Investitor Strategjik, procedurë e veçantë për projektin e investimit ANIMA me subjekte aplikuese “ANIMA CON” SH.P.K. NUIS M21803025R dhe ‘EB Construction’ SH.P.K. NUIS L91619016 G”. (LEXO KETU)

Investitorja strategjike e inceneratorëve, Lori Hoxha përfundon te

Pas publikimit të këtij dokumenti dhe raportimi, CNA ka mund të sigurojë një tjetër detaj.

CNA ka mundur të sigurojë një kërkesë që e dërgon Lori Hoxhën te kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, si dhe në Komitetin e Investimeve Strategjike që kanë miratuar statusin investitor strategjik për Lori Hoxhën.

Kjo kërkesë është bërë nga shtetasi Shkëlqim Spaho me 18.06.2025 i cili kërkon informacion në lidhje me vendimin e miratuar më datë 10.04.2025 për dhënien e statusit investitor strategjik Lori Hoxhës.

Shkëlqim Spaho dyshon se ky vendim është marrë mbi pronat e trashëgimtarëve ligjorë të shtetasit K. K., pronë e regjistruar dhe certifikuar.

Sipas tij, nëse vendimi për t’i dhënë statusin investitor strategjik Lori Hoxhës është marrë mbi këto prona atëherë kemi të bëjmë me një aferë me pasoja financiare të mëdha, miliona euro ndaj pronarëve të ligjshëm.

Në vijim kërkohet pezullimi i menjëhershëm nga Komiteti i Investimeve Strategjike të procedurave të zbardhjes së Vendimit për miratimin e statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “ANIMA”, me subjekte aplikues “ANIMA CON” sh.p.k. NUIS M21803025R dhe “EB CONSTRUCTION” sh.p.k. NUIS L91619016G, revokimi nga Komiteti i Investimeve Strategjike i vendimit si dhe nisja e një hetimi për këtë rast.

Investitorja strategjike e inceneratorëve, Lori Hoxha përfundon te

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com
Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]