Connect with us

Uncategorized

Kush është Idi Dabulla i kokainës në Zvicër që pastron paratë në ndërtim në Tiranë

Published

on

Disa bosë trafiqesh që vijojnë të sfidojnë SPAK-un dhe ligjit anti-mafia duke shpëtuar pasuritë nga sekuestrimi

Investigim 

Në zbatim të ligjit anti-mafia, Prokuroria ka konfiskuar sot disa pasuri në Cërrik, në pronësi të Arjan Kamanit, i dënuar në Belgjikë për prostitucion. Prokuroria thotë se po kryen hetimet për persona të tjerë të dënuar me Kamanin, me qëllim identifikimin dhe sekustrimin e pasurive që nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme. Pasuria e Kamanit, ndonëse e dyshuar si e paligjshme, është modeste në raport me pasuritë e disa ‘peshqëve të mëdhenj’ të trafikut të drogës dhe prostitucionit, të cilët vijojnë t’i shpëtojnë veprimit të ligjit anti-mafia.

Edhe pse SPAK-u ka intenfisikuar forcën goditëse vitet e fundit, duke sekustruar pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro, pasuria e disa ikonave të trafikut të drogës, edhe pse me evidenca dënimi dhe arrestimi, vijon të jetë e paprekshme, duke sfiduar hapur SPAK-un, barazinë para ligjit dhe shtetin ligjor. SPAK dhe prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm nuk u duhet ndonjë angazhim i kompleks; Mjafton të skanojnë listën e shqiptarëve të dënuar për trafik droge brenda dhe jashtë vendit, pasuritë në emrin e tyre dhe të afërmve pas dokumentimit të aktivitetit kriminal, dhe burimin e pasurive.

Dy dekada më parë, në Zvicër, u godit një grup trafiku kokaine. Mes të arrestuarve, ishte edhe shtetasi shqiptar Idi Dabulla. Ky personazh, pas daljes nga burgu ndryshoi identitetin, një marifet i zakonshëm për t’i shpëtuar ekspozimit, dhe sot qëndron pas disa kompanive fantazmë, me bilance të rreme, përmes të cilave ka pastruar dhjetëra milionë euro në ndërtim. 

Kompanitë e dyshimta të Dabullës qëndrojnë pas mbi 300 mijë m2 ndërtim në Shqipëri dhe pas projekteve më ambicioze të ndërtimit në Tiranë, mbi prona të përfituar në mënyrë të errët dhe me dokumente të dyshimta. Duke parë historikun e kompanive, dyshohet se projektet ndërtimore janë produkt i pastrimit të drogës. 

Juri Spore, makinat elektrike

Të njëjtën taktikë ka ndjekur edhe një tjetër trafikant droge, i cili ka ndryshuar identitet, duke investuar paratë e kokainës në ngritjen e biznesit më të madh të makinave elektrike në Tiranë, Flux Fusion apo Auto Flux Fusion. Pas këtij investimi dhjetëra milionë euro qëndron Juri Spore allias Armando Spore allias Armando Sporea, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas një dosje të autoriteteve gjermane, Juri Spore është personazhi kyç i bandës së drogës së Fiqiret Dedës, i dënuar 20 vite burg në Gjermani dhe 11 vite burg në mungesë nga Gjykata për Krimet e Rënda në Shqipëri, pasi mbushi me kokainë qytetin e Regensburgut në Gjermani. Sipas dosjes gjermane me përgjime dhe vëzhgime, Juri Spore kishte rolin e koordinatorit. Spore u arrestua sapo zbriti në Rinas në vitin 2017, por doli shumë shpejt nga burgu duke korruptuar një gjyqtar. Dyshohet se makinat elektrike përdoren jo vetëm për pastrimin e parave të drogës, por edhe për vijimin e trafikut. Juri Spore vijon t’i shpëtojë veprimit të ligjit anti-mafia.

Kristian Boçi trafik droge nga Belgjika në Holandë 

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Kristian Boçi allias Agustin Boçi allias Kristian Botsi, i cili hiqet si bamirës, është një nga bosët shqiptarë më të njohur të drogës në Belgjikë dhe Holandë. Prokuroria e Tiranës i ka sekustruar 50 milionë euro pasuri, por që po hedh një pjesë të parave për të hequr sekuestron. Boçi jo vetëm që po rikthen pasurinë e krijuar me para të pista, por posedon pasuri të tjera në emrin e tij dhe të afërmve.

Miliona euro i ka pastruar përmes bashkëshortes Drilona Boçi. Me kontratën noteriale Nr. 244, datë 24 janar 2017, Drilona Boçi i ka blerë për 1.2 milionë euro Elvana Gjatës dyqanin e fustaneve Altar në ish Bllok. Elvana e kishte ngritur dyqanin me paratë e drogës të të dashurit të saj, Ervin Mata, i njohur si Boli i Kokianës, në kërkim nga SPAK për trafik droge dhe organizatë kriminale. Mata qëndron te hoteli i tij ngritur me para të pista në Tiranë, hotel i cili i ka shpëtuar gjithashtu ligjit anti-mafia.

Përveç lidhjes me Elvanën dhe Bolin, Kristian Boçi ka pasur njohje dhe me persosnazhe të tjerë të showbizit. Bëhet fjalë për çiftin e sapo divorcuar Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, të cilët i ka zënë pak a shumë i njëjti hall, me 10 milionë euro pasuri të pajustifikuar.

Nga shëtitjet në jaht, dhurata, dreka e darka, festa e udhëtime me para të pista, dy çiftet e prishën raportin në mënyrë të befasishme. Miqësia besohet u prish pasi Boçi tentoi t’i ‘hapte sytë’ mikut të tij Besit duke i treguar se Xhensila nuk ishte aq e pafajshme dhe engjëllore sa hiqej. Koha i dha të drejtë Boçit. Gjithsesi, nga ajo miqësi Besi me Xhensilën besohet se mësuan diçka; ‘mallin’. Këngëtarja është paraqitur disa herë në gjendje të rëndë në repartin e toksikologjisë të Spitalit Amerikan, ndërsa Besi flet shpesh me yjet. 

Mond Bega shpëtoi pasuritë 

Biznesmeni Mond Bega allias Manoli Bego, alias Sajmir Sina, alias Belul Gjatari, i dënuar për trafik droge, ka arritur t’i shpëtojë pasuritë nga sekuestrimi. Edhe pse Bego e ka shlyer dënimin dhe konsiderohet i rehabilituar, pasuria e tij, me vlerë dhjetëra milionë euro, është në fushën e veprimit të ligjit anti-mafia. 

Mond Bega ka arritur të bllokojë zbatimin e ligjit anti-mafia falë lidhjeve politike. Emri i tij del në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave nga Arben Ahmetaj. 

Fejzo Zekajnjë rast i paprecedentë 

Fejzo Zekaj, i shpallur në kërkim nga autoritet italiane që në vitin 2004 për trafik heroine, i ka shpëtuar jo vetëm burgut, por ka shpëtuar edhe pasuritë nga sekuestrimi. Zekaj ka ngritur një qytet me vila dhe pallate te Liqeni i Thatë me kompaninë e ndërtimit “F.Z Construction”, në emër të nënës së tij, Tefta Zekaj, 77 vjeçe. 

Zekaj i shpëtoi pasuritë falë korruptimit të disa prokurorëve pranë Prokurorisë së Tiranës, por çuditërisht as SPAK nuk po e zbaton ligjin anti-mafia. 

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Kreshnik Farruku thyen sistemin 

Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit për trafik kokaine dhe thyerje banese. 

Pasuria e tij ka një vlerë dhjetëra milionë euro. Nga 70 pasuri të skeduara nga SPAK, 40 pasuri ka arritur t’u rikthejë me vendime gjykatash. Është një rast i pazakontë pasi SPAK ka treguar vullnet për të zbatuar ligjin anti-mafia, por subjekti rezulton më i fuqishëm se sa SPAK-u.

Balili dhe Kajolli

Kelmend Balili, i njohur si “Eskobari i Ballkanit” dhe i dënuar me 10 vjet burg në vitin 2019 për trafik ndërkombëtar narkotikësh, ka rritur të rimarrë hotelin Santa Quaranta buzë detit të Sarandës, sekustruar në vitin 2017. Fillimisht Balili rimori përmes gjyqtares Iliriana Olldashi 60 % të hotelit dhe më pas mori me qira dhe po blen pjesën e mbetur. 

Edhe biznesmeni i njohur fierak, Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 24 vite burg dhe më pas me 16 vite burg për trafik droge, ka arritur t’i shpëtojë pasuritë nga sekustrimi. Në vitin 2018, Gjykata për Krime të Rënda i riktheu Kajollit 24 pasuri me argumentin se ishin të ligjshme. 

Dashamir Gjoka ‘çau rrjetën’ e trefishtë 

Biznesmeni Dashamir Gjoka, i cili ka qenë edhe në shenjestër të rivalëve të tij, rezulton i skeduar dhe i dënuar për aktivitet kriminal, përfshirë shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të qenieve njerëzore. Në vitin 2016, Gjoka arriti të fitojë betejën me Prokurorinë e Krimeve të rënda, duke shpëtuar pasuritë nga sekustrimi, me një argument tejet të diskutueshëm nga gjykata.

Në vitin 2020, Dash Gjoka u përball me OFL-në dhe më pas me SPAK-un, duke shpëtuar nga sekustroja një pasuri me vlerë miliona euro, ku përfshihen një komples, makina të blinduara, vila etj.

Janë mbi 300 personazhe, me evidenca në trafikun e drogës dhe me pasuri secili jo më pak se 1 milionë euro dhe deri në qindra milionë euro, për të cilët SPAK dhe Prokuroria e zakonshme nuk kanë zbatuar ligjin anti-mafia për sekustrimin dhe konfiskimin e asaj pjese pasurie që nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme. Në të paktën dy raporte, SPAK ka treguar se ka informacion dhe njohuri të thelluara mbi sofistikimin e pastrimit të parave kryesisht në ndërtim, makina luksi, ora luksoze, apartamente, kompani fiktive dhe forma të tjera, si pastrohen paratë, format e kamuflimit dhe manovrat për t’i shpëtuar zbatimit të ligjit./ Prapskena

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]