Politike

Bamka me syze !

Published

on

Kur e pyetën në një studio televizive se, syzet që mbante ishin shumë të shtrenjta, Bamka iu përgjigj se, ”të shtrenjta vërtetë, por i shkojnë formatit tim”. Se çfarë formati kishte në mendje Bamka, nuk është e vështirë ta kuptosh, ai i përket sojit më provincial shqiptar që i marrin titujt apo çmimet, pra i marrin nuk ua japin, si e si t’ia bëjë bam komshija, madje ky të zbukurojë muret (ashtu si komsolasit gjoksin) me tituj plagjiature, dekoratë bronxi të kallur vetëm e vetëm për pordhë, jo se i përket gjindjes së studiuesit, shtetarit reformator, apo ligjvënësit të nderuar që e bën një rregullator social për të mirën e komunitetit jo për halenë. Një ish-president tjetër shqiptar, kur e qortuan se po shkonte në një takim të lartë me kostumin e garderobës, mbase të dhëndërrisë, madje i propuzuan një firmato batjava, pavarsisht se vlera e kostumit kalonte shumën e pagës së dy viteve bashkë, ai nuk e pranoi sepse nuk u shkonte këllqeve të vendit të tij të varfër.

Ky ishte Rexhep Mejdani një socialist me tituj, por që nuk gëzonte prona pa fund, si i ”djathti” i madh Bamka që njëzetë e kusur vite mes demokratëve, ndreqi vetëm bythën e vet. Dhe thonë që ka bërë një palë saraje diku rrëzë Dajtit, por kjo nuk të habit aspak për politikanë provincialë. Bamka ka qenë president i Republikës së Shqipërisë me investimin total të Sali Berishës, madje ka qenë krahu i djathtë i Sali Berishës, mirëpo ndodhi 21 janari i 2011 ku makineria televizive asokohe opozitë dhe që pavarsisht një mijë e një standardeve të prishura të një shtypi profesional, i binte pushtetit me gjithëfarësoj intrigash, (qeveriste Berisha me Metën) aq sa e dëshironte me çdo kusht rrëzimin e tij. Kamerat e fshehta ishin në stilin e Sigurimit të Shtetit, apo komsolasve të kuq, të cilët natën u fusnin armët fretërve françeskanë, të nesërmen herët shkonin i bastisnin duke i dërrmuar si komplotistë. Kësaj politike me intrigë, i ranë pre plot shtetarë, ministra dhe zëvendëskryeministra etj. I tillë ishte edhe rasti Meta-Prifti që solli produktin e 21 janarit 2011, me 4 viktima në bulevard, nga ku i gjithë faji iu ngjesh Saliut, as Metës jo, aq sa sot shqiptarët e propagandës të mbysin për fyti edhe pse gjatë qeverisjes së tyre vranë mbi 7 mijë dhe internuan 35 mijë njerëz.

Një shanc i madh për një opozitë, një pushtet absolut opozitar as sot nuk ke gjasa ta ëndërrosh, pasi kanale televizive shqiptare mund të shkatërrohen brenda 24 orëve nëse e kalojnë kufirin dhe i prishin humorin Enver Hoxhës, siç edhe keni rastin e Agon Channel apo tv të tjera që u blenë brenda natës si ABC, Ora News etj. Bamka sot i del në krah kësaj kaste shtetërore enveriste dhe ashtu si shumë gjela nga bregu i lumit të Shkumbinit, çirren e grricen se fajin e ka Saliu. Raca e ish-berishistëve, është raca më antishqiptare, jo pse i dalin kundër Berishës apo opozitarizmit të sotëm që sipas tyre nuk frymëzon, po sepse se kanë për gajle që të djegin gjithë Shqipërinë për bythën e vet. Bamka bëri edhe një parti dhe nga njëmijë e një zgjedhës që pati mori vetëm një, sallatorin e Enverit, aq sa për të brejtur trungun e demokratëve. Ky ish-berishisti tjetër Agron Shehaj, sapo ia rrethuan biznesin me shiritin e verdhë, ndërroi drejtim me takt se gjoja autoriteti i Berishës nuk frymëzonte, do merrte 8 deputetë ku të kishte grupin e vet parlamentar, por si përfundim mori pallën e Enverit dhe garancinë që tatimorët nuk do i vinin më shiritat e sekuestrimit etj.

Ish-berishisti tjetër, euroatlantiku, Luli fluturues, një milioner në miniaturë, i cili gjoja donte PD të pastër, nuk bëri asgjë më shumë veçse brejti trungun e fortë të demokratëve. Bamka me syza të një formati të lartë, edhe pse po i afrohet të 70, na kujton të gjithëve budallenj, kërkon të mendojmë si thotë ai nga sarajet poshtë Dajtit. Por ta dini, ky provincial politikan shqiptar, pavarsisht benefiteve të demokratëve, kryetar partie, kryetar i grupit parlamentar, ministër Bujqësie etj., më 11 maj 2025 votoi për Edi Ramën, jo për demokratët. Inatin e provincialit e nxjerr veç vakija, se provinciali mendon vetëm për bythën e vet./ CNA

Te Fundit

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. info@gjurmusi.com