Fashion

Nusja e Shkëlzen Berishës dizenjon çanta me imazhin e bufit

Published

on

Bufi u kthye në simbolin më të përfolur të fushatës zgjedhore të 11 Majit. Edi Rama  nuk la takim pa e etiketuar liderin e opozitës, Sali Berishën, si “bufi plak i kënetës”. Epiteti u përvetësua edhe nga vetë Berisha si për të dashur t’i ulë peshën e përmbajtjes dhe të mesazhit.

Por ndërkohë që bufi gjatë fushatës së 11 Majit u shndërrua në një simbol politik, Amina, nusja e djalit të Berishës, në një nga linjat e saj të aksesorëve, ka prezantuar çanta të dizenjuara me pamjen e bufit.

A është kjo një rastësi domethënëse apo një karshillëk i rafinuar ndaj babagjyshit politik të familjes? Apo ndoshta kur vjen puna te biznesi, simbolikat dhe konotacionet politike humbasin rëndësinë përballë mundësisë për të gjeneruar të ardhura? Bufi mbizotëroi fushatën, por tani ai ka një jetë si motiv në çantën e një zonje që, përtej lidhjeve familjare, ka nuhatje për tregun.

/Tema

Te Fundit

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. info@gjurmusi.com