Fashion

Manushi kthen në shtëpi publike Nazarin në Green Coast

Published

on

Lirohen dërrasat e motelit që javën e parë, eskorta, çuna bari dhe pastrim para

Ervin Manushi, pjesë e rrethit të biznesmenëve në dosjen e SPAK që mbulonin pastrimin e parave të korrupsionit të Arben Ahmetajt, ka kthyer në motel Nazar-in në Green Coast në Palasë, duke i dhënë klubit të njohur buzë detit tiparet e një shtëpie publike.

Në anën e pasme të lokalit, Manushi ka ndërtuar disa dhoma prej druri (nuk dihet me apo pa leje), si një komoditet të shtuar për eskortat e padeklaruara që frekuentojnë këto ditë të nxehta Nazar-in. Dhomat prej druri jepen për përdorim me orar kundrejt një vlere simbolike.

Në shumicën e rasteve, dhomat ofrohen si dhuratë nga Manushi për të respektuar ndonjë eskortë si dhe për ‘çunat e të bardhës’ që konsumojë disa ‘kova’ me pije alkolike. 

Moteli i pazakontë, si shtojsë e Nazar-it, është inaguruar nga skuadra e moderatorit Ed Manushi, i cili është vëllai i Ervin Manushit, i thirrur gjithashtu në SPAK për dosjen e Arben Ahmetajt. Skuadra e moderatorit Manushi përbëhet nga vajza të Për’Puthen, BBV 1, 2, 3 dhe 4, BBV Kosova, She’s On Top, moderatore sportive, ish misse dhe modele etj.

Madje, javën e parë të ‘inagurimit’ është shënuar edhe një incident. Nga frekuentimi intensiv i ekipit të Manushit me disa ‘çuna bari’ janë liruar dërrasat e dhomave të motelit, çka ka detyruar punonjësit e kompanisë ndërtuese të rikthehen me çantat me vegla, për të shtrënguar konstruksionin prej druri. 

Dëmet më të mëdha besohet se i ka shkaktuar një moderatore, me nofkën ‘lopa e tërbuar’, për të cilën qarkullon edhe një video erorike, e shpërndarë nga trafikanti M. P., ku moderatorja tregonte hiret si dhe negocionte pazarin 500 euro ora.

Manushi shok qejfesh me Tigrin

Teksa Ervin Manushi e ndihmonte të pastronte paratë me rrjetin e tij të kompanive të dyshimta, vëllai moderator Ed Manushi ka pasur një raport më të veçantë me Arben Ahmetajn. Madje moderatori ka qenë për një kohë të shkurtër edhe këshilltar i Tigrit.

Manushi është thirrur në SPAK për çështjen e Tigrit. Hetuesit janë sinjalizuar se Manushi është një dëshmitar potencial qejfesh dhe harbimesh i Arben Ahmetajt. Hetuesit kanë vlerësuar se dëshmia e Manushit mund të jetë e vlefshme për hetimet. Nga leximi i dosjes më pas, Manushi është treguar i rezervuar, duke mos folur për sekretet e Tigrit, sidomos gjatë udhëtimeve jashtë vendit, por edhe në Shqipëri.

Në skenë Derri i Hasit 

Ervin Manushi është aksioner në një rrjet biznesesh përmes 17 kompanive; rrjet restorantesh, bare, klube nate, kënde lojërash. Në disa kompani Manushi është ortak me një personazh të quajtur Uran Derri nga Hasi i Kukësit, i cili shfaqet si ekspet i fushave të ndryshme.

Përflitet se pas Derrit qëndron një figurë e trafikut të drogës, por e faktuar është se Derri dhe Manushi janë përfshirë në ndërtime të paligjshme, zaptim të zonave të mbrojtura, mashtrim me taksat dhe mospagim të punonjëve.

Advertisement

Te Fundit

Kryeredaktor: Nesti Agoni Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Gjurmuesi është një media e pavarur qe nuk do te beje kurre kompromis,me askend dhe do te ndjekim gjurmet e parave te korrupsionit. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. info@gjurmusi.com