Investigim

Transaksione apo shitje fiktive?/ Çfarë po ndodh me DigitAlb

Published

on

DigitAlb ka qenë dikur kompani më e madhe e transmetimeve digjitale në Shqipëri.

Krenari për shqiptarët, krenari për kohën kur u shpalos, një platformë që nuk ngeli vetëm te transmetimet, por prodhoi, dha mësime, dha leksione në të gjitha fushat.

DigitAlb u kthye në një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri, sot në një gropë financiare me dhjetëra miliona euro borxh.

Foto ilustruese 

Shpesh është folur për shitjen e kësaj kompanie, ka pasur transaksione, lëvizje, përballje aksionerësh. Titanët mediatikë të Shqipërisë ndodheshin brenda DigitAlb dhe shpesh u përplasën.

Disa muaj më parë, CNA raportoi se po pritej shitja e DigitAlb. 

Në atë kohë u përfol sikur ishte biznesmeni Klodian Allabeju, i cili pati negociata, por më pas shitja nuk u krye.

Klodian Allajbeu

TË TJERA LËVIZJE

CNA ka mësuar se tashmë kanë filluar lëvizje të tjera.

Lëvizje me kontrata, me afate për pagesat dhe veprimet kryesore po bëhen nga Lori Hoxha, por edhe personazhe të tjera të botës së biznesit.

Disa nga aksionerët si Edmond Leka, Armand Duka etj., i kanë shitur aksionet me një kusht pagese prej një viti në favor të Lorela Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës.

Advertisement

Ndërsa paratë kanë një afat kohor dhe diku brenda informacioneve të konfirmuara nga vetë zonja Hoxha pagesat vijnë nga një prej grupeve më të mëdhenj të Shqipërisë, i cili Kastrati, një nga financuesit kryesorë të “Top Channel”, me disa qindra milionë lekë në vit për këtë televizion.

Në fakt, përtej pagesave dhe reklamave që mund të bëjë Kastrati, në DigitAlb dhe rreth tij po shfaqet hija e Shkëlqim Devollit.

“HIJA” E SHKËLQIM DEVOLLIT

Shkëlqim Devolli

Shkëlqim Devolli është një biznesmen nga Kosova,i cili disa kohë më parë u shfaq edhe si pronari i “Abc News”, një televizion privat i cili, në fakt, në atë kohë ishte në pronësi të Klodian Allajbeut, filloi të ngrihej dhe të hynte fort në tregun informativ, por një ditë të bukur ndryshoi aksioner dhe u kthye në zërin e PS-së, në gazetën zyrtare “Zëri i Popullit”.

Në atë u tha sërish se qëndronte pas financimeve biznesmeni Shefqet Kastrati dhe biznesmeni Shkëlqim Devolli ishte thjesht dhe vetëm fasada, njerëzit e tij thjesht ishin sipërfaqësorë, transaksionet e tij ishin të dyfishta, pagesat kryheshin nga të tjerët.

Tashmë “Abc” prej kohësh flitet se ka probleme financiare, kanë filluar dhe “gërshërët”. Pra, shfaqet e njëjta lëvizje, të njëjtët persona. 

Njerëzit e Shkëlqim Devollit marrin pjesë në borde, paksa fshehur, të kujdesshëm për të mos dalë hapur përballë një transaksioni që nuk mund t’i shpëtojë syrit mediatik, pasi bëhet fjalë për platformën më të madhe digjitale në vend, DigitAlb.

Ende nuk janë dhënë shifra të sakta. Flitet për dhjetëra miliona euro transaksione në finale për dyshimet që ngrihen.

CILAT JANË DYSHIMET?

Dyshimet janë te fakti se a është vërtetë Shkëlqim Devolli apo kush po e blen?

Pse lind kjo pyetje?

Sepse u ble nga Shkëlqim Devolli dhe u pagua nga të tjerët “Abc” dhe u kthye në gazetën “Zëri i Popullit”. Kështu, janë të gjitha gjasat që të ndodhë e njëjta formulë, që pushtetit t’i shërbejë “Top Channel”, televizioni kombëtar, dhe t’u rikthejë aksionet plotësisht Lori Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët një pjesë të tyre i kishin humbur, pasi nuk kishin paguar sipas kontratave detyrimet që kishin me ortakët e tjerë.

Tashmë gjithçka është e qartë. DigitAlb po shkon drejt shitjes, por a po kryhet ky transaksion për të marrë disa pronarë të rinj, pasi Shkëlqim Devolli ka edhe një kompani të tillë mediatike në Kosovë apo po bëhet për të tjera arsye, mbetet ta shikojmë.

Fakt dhe provë kemi “Abc News”, një media që u ble nga Shkëlqim Devolli dhe u kthye në megafonin e qeverisë. 

Advertisement

Ndërkohë që po ky person, me mediat e tij “Klan Kosova” etj., në Kosovë, është armiku i kryeministrit Albin Kurti.

Pra, ka diçka që nuk shkon.

Një biznesmen nga Kosova vjen financon në Shqipëri, blen një televizion dhe ia vë në dispozicion kryeministrit. Këtu thellohet edhe historia për DigitAlbin apo dhe vetë “Abc”-në.  

Mos vallë Shkëlqim Devolli e mori “Abc”-në për të tjera interesa?!

Pra, për ta nxjerrë nga tregu i mediave kritike që shqetësonte kryeministrin. A po luhet tani që sërish me këtë individ, pra Shkëlqim Devollin, për ta përdorur për benefitet e pushtetit në Shqipëri, transaksionet e mundshme, përfitimet që mund të ketë, si fshihet pas të tretëve në Kosovë apo në Shqipëri, për të bërë blerje, transaksione të caktuara për llogari të pushtetit dhe për interesat e tij?

Gjithçka nuk është pa fakte dhe pa burime.

Kemi “Abc”-në, kemi lëvizjet aktuale, kemi kthimin e televizionit në një marionetë të qeverisë. Kemi interesat e Shkëlqim Devollit, kemi futjen e biznesmenëve të tjerë të mëdhenj, kemi shitjen e aksioneve të DigitAlb, të cilat nuk janë aq të thjeshta, por shkojnë edhe tek individë, së fundi kontrolluar dhe nga SPAK-u që janë parë në praninë e shpeshtë të Lori Hoxhës dhe negociojnë midis pushtetit dhe biznesit./ CNA

Te Fundit

Kryeredaktor: Nesti Agoni Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Gjurmuesi është një media e pavarur qe nuk do te beje kurre kompromis,me askend dhe do te ndjekim gjurmet e parave te korrupsionit. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. info@gjurmusi.com