Connect with us

Denoncim

Drejtësia dhe Policia e Shtetit “gjunjëzohen” para Njulend (Lendi) Palajt

Published

on

Njulend Palaj, i njohur si Lendi, nuk është arrestuar nga policia. Ai është dorëzuar vetë, pas një marrëveshjeje të qartë me zyrtarë të Policisë së Shtetit. Pas dorëzimit, është lënë i lirë.

Deklaratat publike të policisë për një “arrestim” janë mashtrim. Janë bërë për të mbuluar pazarin dhe për të dhënë përshtypjen e rreme të një aksioni ligjor. Në fakt, kemi të bëjmë me një kompromis të pastër midis autorit të një rrjeti të madh kriminal dhe strukturave të shtetit.

Policia e Shtetit, përfshirë drejtues të komisariateve nr. 1, 2 dhe 4, nuk ka hetuar, nuk ka ndaluar dhe nuk ka zbatuar asnjë masë ndalimi reale ndaj Palajt. Ai ka hyrë dhe ka dalë i lirë, ndërkohë që ndaj tij ekzistojnë prova të qarta për përfshirje në rrjet të organizuar bastesh të paligjshme, përplasje të armatosura dhe dhunë me pasojë plagosje.

Burimet e Pamfletit konfirmojnë se Palaj ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me oficerë policie, të cilët e mbrojnë dhe e informojnë për çdo veprim operacional. Në shumë raste, këta oficerë kanë marrë pagesa të rregullta për të mbyllur sytë ndaj aktivitetit të tij kriminal në Tiranë.

Kjo ngjarje nuk është incident. Është provë. Tregon se Policia e Shtetit nuk është më një organ i zbatimit të ligjit, por një partner i heshtur i krimit.

Drejtësia ka zgjedhur të heshtë. SPAK nuk ka ndërhyrë. Prokuroria nuk ka asnjë masë aktive. Ndërkohë, një 26-vjeçar me zero kompani në emër, por me miliona euro qarkullim ilegal, komandon rrjete bastesh, ushtron dhunë në publik dhe sfidon shtetin hapur, pa u ndëshkuar.

Njulend Palaj është një test për drejtësinë shqiptare. Një individ 26-vjeçar, me dhjetëra prova të publikuara, me lidhje të drejtpërdrejta me rrjet të strukturuar kriminal.

Nëse Policia e Shtetit fsheh të vërtetën për “arrestimin”, nëse SPAK dhe BKH heshtin përballë fakteve, nëse askush nuk guxon të prekë një emër si Palaj dhe bosët e tij, atëherë çdo fjalë për luftë kundër basteve ilegale është hipokrizi institucionale. 

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com
Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Kryeredaktor: Nesti Agoni Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Gjurmuesi është një media e pavarur qe nuk do te beje kurre kompromis,me askend dhe do te ndjekim gjurmet e parave te korrupsionit. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. [email protected]