Connect with us

Denoncim

Ky është Gerond Meçe, hajduti i 46 milionë eurove me tendera sekretë që fshihet pas mamasë 75 vjeçe nga frika e SPAK-ut

Published

on

Ky personazh me pamje të pafajshme është Gerond Meçe, dora që qëndron pas një prej skemave më të kamufluara dhe intriguese të vjedhjes së parave publike me tendera kryesisht sekretë, procedura të manipuluara dhe kontrata fiktive, përmes pazareve, shantazheve, korruptimit dhe lëvizjes së parave me kompani ‘çantë’. 

(Gerond Meçe)

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 46 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, me pronar faktit Gerond Meçe, përmes tenderave sekretë dhe gjysmë sekretë, me pazar në tavolinë dhe punë fiktive.

Në vitin 2014, kur nuk merrte tendera publikë, xhiroja vjetore e kompanisë ishte më pak se 1 milionë euro, ndërsa fitimi ishte rreth 100 mijë euro, pra 10 % e xhiros. Në vitin 2024, xhiroja vjetore është mbi 20 milionë euro, kryesisht produkt i parave publike, ndërsa norma e fitimit është gati sa 1/3 e xhiros, tregues që kompania nuk bën punë, por thjeshtë shërben si thes për vjedhjen e parave publike. Dhe jo vetëm kaq. Pjesa tjetër e parave, Meçe, meqenëse nuk bën ndonjë punë, e kalon tek një tjetër kompani, si xhep sekret.

Fitimi i kompanive me objekt të ngjashëm veprimtarie në raport me xhiron, është 5 deri në 10 %. Fitimi i kompanisë se Meçes pothuajse është sa xhiroja, fitim i deklaruar dhe para të zhvendosura në kompani guacka. 

Hajduti që fshihet pas grave 

Sa herë ‘nuhat’ praninë e rrezikut të SPAK-ut dhe rrezikun e ekspozimit, Gerond Meçe zhduket, duke u fshehur pas mamasë së tij 75-vjeçare Shegush Meçe, të cilën e bën pronare në letra të kompanisë, me shpresën se në rast goditje nga SPAK, ai do t’i shpëtojë përgjegjësisë penale. Kur rreziku i perceptuar kalon, 52-vjeçari shfaqet duke i kaluar aksionet e kompanisë në emrin e tij.

(Shegush Meçe)

Disa muaj më parë, kompania e pajisjeve elektronike ABS nisi të lakohej për ‘prokurimin’ e miliona eurove para publike me procedura sekrete. Tronditja u reflektua menjëherë nga Gerond Meçe, i cili në 25 maj 2025 ‘hoqi dorë’ nga kompania e tij, duke ia kaluar aksionet mamasë Shegush Meçe.

Kompania Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, u themelua në vitin 2002 nga Shegush Meçe, ndonëse evidencat tregojnë se pronari real ka qenë dhe është i biri Gerond Meçe.

Në mars të vitit 2010, zonja Shegush Meçe largohet nga kompania, duke ia dhuruar aksionet të birit. Gerond Meçe bëhet pronar faktik dhe formal. 

Në vitin 2021, SPAK, dy vjet pas themelimit, dha sinjalet e para për goditjen e korrupsionit me tendera. Gerond Meçe vendosi të largohet si administrator i kompanisë ABS, duke caktuar shtetasen Eriksela Shuli.

Aktualisht, kompania e tenderave korruptivë ABS shpk, formalisht është në duart e dy zonjave, Shegush Meçe ‘pronare’ dhe Eriksela Shuli administratore, ndërsa Gerond Meçe vijon pazaret nëpër skutat e Tiranës për të finalizuar përfitimet e radhës. 

Shantazh dhe kamuflim

Krahas fshehjes pas Shegush Meçes dhe Eriksela Shulit, për të cilat mendon se mund të bëjnë burg në vend të tij, Gerond Meçe, për shkak të frikës nga SPAK-u, ka nisur që të tërhiqet përkohësisht nga përfitimi i drejtëpërdrejtë i parave publike, duke tentuar të përdorë dhe përfitojë përmes kompanive të tjera, me objekt të njëjtë veprimtarie.

Ditët e fundit, Gerond Meçe, nga një prej përfituesve më të mëdhenj të tenderave sekretë të AKSHI-t dhe institucioneve të tjera, befas ka nisur të ankohet në KPK për kualifikime të padrejta në procedura tenderuese, të kundërshtojë kriteret që i pëlqenin më parë dhe të futet në tendera me ofertë të ulët. 

Urithi i tenderave nuk synon të shpallet fitues i tenderave të radhës nga frika e SPAK, por nga ana tjetër kërkon të hyjë në pazar me kompanitë e tjera fituese, për të përfituar në tavolinë përqindjen e vlerës së ofertës fituese, pa rrezikuar. Nga ofertat për pazar, Meçe ka kaluar në shantazh ndaj disa biznesmenëve, duke i kërcënuar se do të bëhet pengesë në procedurat tenderuese nëse nuk i japin përqindjen që kërkon. 

Kompani ‘çantë’ për lëvizjen e parave 

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Në janar të vitit 2020, Gerond Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions, me ojekt dizenjim, zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemit softuer, me adresë Rruga “Murat Toptani” në Tiranë, Qendra Biznesit EUROCOL, kati 8-të.

Notere rezulton Laura Pustina, motra e Andia Pustina, financieres së aferave të Familjes Berisha, e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Laura Pustina njihet si notere e Familjes Berisha.

Si administratore për t’i lënë ‘gjurmët e gishtave’ në punët e kësaj kompania Gerond Meçe ka caktuar Eriksela Shulin. Kompania nuk rezulton të ketë transaksione me thesarin e shtetit, por qarkullon diferencën e parave që mbetet nga ndarja e fitimit tek kompania e tenderavr ABS.

Artificial Intelligence Business Solutions nuk kryen ndonjë veprimtari, nuk ka punonjës dhe nuk rezulton me shpenzime. Fitimi i saj është sa xhiroja. Kompania e dytë shërben si çantë për të larguar paratë vjedhura publike përmes kompanisë ABS shpk./Prapskena

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Kryeredaktor: Nesti Agoni Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Gjurmuesi është një media e pavarur qe nuk do te beje kurre kompromis,me askend dhe do te ndjekim gjurmet e parave te korrupsionit. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. [email protected]