Policia i jep 610 mijë euro pa garë Emiljano Dushës, i hetuar për drogë, kontrabandë armësh dhe dhunë ndaj gazetarit Mero Baze. Kompania e tij ka marrë 75 milionë euro në 7 vite, ndërsa vazhdon të operojë poligone të palicensuara në zemër të Tiranës…
Më 7 korrik 2025, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, njoftoi se zhvilloi tenderin për Blerje pajisjesh policore, me vlerë kontrate 610 mijë Euro me TVSH, dhënë pa garë kompanisë “Military System Supply Company”.
Këtë kompani e ka Emiljano Dusha, subjekt krimi me disa dosje në polici, në prokurori e SPAK, mes tyre për dhunë fizike ndaj gazatarëve, trafik droge e kontrabandë armësh e krime zgjedhore, por lidhjet e tij me kupolën politike të PS, kanë frenuar policinë e drejtësinë për ta ndëshkuar.
Sa për kujtesë, Emiljano Dusha është personi, që ditën e zgjedhjeve të vitit 2005, kur ishte turporje privatë i deputeteve të PS-ës në Qarkun e Gjirokastrës, bashkë me një bandë të paguar prej tij, i zuri pritë makinës së gazetarit e botuesit të njohur Mero Baze dhe e dhunoi fizikisht.
Policia e shtetit dhe prokuroria e regjistruan kallëzimin e Mero Bazes, por nuk e prekën dhunuesin Emiljano Dusha dhe asnjë prej anëtarëve të bandës së tij, madje krerët e PS-ës, i dolën në mbrojtje cubit të tyre, duke akuzuar gazetarin Baze për shpifje.
Pas dy vitesh, kallëzimi u harrua, gazetari e botuesi Mero Baze nuk e kujtoi më ata rast dhune ndaj tij.
Ndërsa dhunuesi Emiljano Dusha, nga truprojë i krerëve të PS, në dhjetor 2009 hapi biznesin “Military System Supply Company”, me objekt import pajisje për ushtrinë dhe policinë.
Prej 12 vitesh në pushtet të PS, Emiljano Dusha, ka krijuar aq fuqi financiare, sa ka marrë monopolin e tenderëve për furnizimin e policisë dhe ushtrisë me armë, municione e pajisje.
Vetëm gjatë vitit 2023, kompania “Military System Supply Company” e trafikantit, kontrabandistit e dhunuesit të gazetarëve, Emijanao Dusha, ka marrë 22 milionë Euro nga ushtria, ndërsa në 7 vitet e fundit, ka marrë afro 75 milionë Euro furnizim me armatim të policisë e ushtrisë.
Drejtuesit e policisë dhe ushtrisë, e dinë që Emiljano Dusha është me disa dosje penale, madje prej gushtit 2023, është nën hetim nga SPAK, për grup të struktuar kriminal e krime zgjedhore.
Emri i tij dhe i kominisë së tij “Military System Supply Company”, ka dalë në pazare tenderësh e kontrabandë armësh, pastrim parash e vrasje, në telefonat që SPAK u ka sekuestruar disa shefave në të ushtrisë dhe në përgjimet e dosjes “Metamorfoza”.
Advertisement
Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2021, PD kallëzoi në SPAK Emiljano Dushajn, për krijimin e një grupi për blerje votash në Tiranë, faktuar me filmime e regjistrime audio-video, por SPAK nuk ka nisur akoma hetimin e këtij kallëzimi.
Ndërsa Emiljano Dusha, vazhdon merr tenderë pa garë, për furnizimin e policisë dhe ushtrisë me armë, municione e pajisje, megjithëse nuk ka certifikatë sigurie e është kontigjent penal i vetë policisë dhe i drejtësisë për kontrabandë armësh e krime të tjera.
Madje, me lejen e Policisë së Shtetit, por pa licencë në QKB e Tatimet, ai ka hapur poligonin privat të qitjes “Action Target” te Stadiumi “Air Albania” e “Arena Center”, ku sipas raporteve të SHISH dërguar policisë e Prokurorisë e SPAK-ut, pas mesnate “trajnohen” personazhe të botës së krimit e persona në kërkim, me pistoleta Glock, CZ, Steyr, Heckler, pushkë snajper, silencator e automatik Scorpion/Pamfleti