Nga Albert Mero |Green Coast, Palasë/Publik.al Nga kulla e krimit dhe korrupsionit në Laprakë.
Pasuria e zhdukur e BE-së, banda e drogës dhe “magjistarja” Lutaj
Ndërsa në letra, “Top Seven Construction” ka zyrë në Tiranë, sipërfaqja reale e pasurisë së fshehur shfaqet në jug të Shqipërisë më saktësisht në bregun e Dhërmiut, në Palasë, ku ndodhet “Sin Lounge”: një restorant-lokal luksoz që ka fituar famë për ekspozimin e veturave superluksoze dhe eventeve me profile të lartë, por me një reputacion të errët në prapaskenë.
Sin Video
Burime konfidenciale nga strukturat e rendit dhe hetimit në Vlorë pohojnë për Publik.al se “Sin” është pronë joformale e rrjetit të Erinda Lutajt dhe Orges Birçajt, dhe shërben si një nga “valvulat” për injektimin sezonal të parave të pista, të ardhura nga rrjeti i trafikut të drogës në Spanjë dhe Dubai.
Çfarë ndodh në “Sin”?
ScreenshotScreenshotSin
Në pamje të parë, “Sin” është një destinacion luksi për turistët elitarë. Por, gjatë sezonit veror 2024 dhe 2025, lokali është përmendur disa herë në raportime për:
Incidentet e dhunshme mes klientëve VIP që nuk raportohen zyrtarisht,
Lëvizje të dyshimta parash “cash”, të cilat nuk kalojnë nëpërmjet sistemit bankar,
Shfaqje demonstrative të fuqisë, me eskortë makinash të blinduara, modele të paguara dhe njerëz të lidhur me ish-sigurimin e shtetit apo strukturat paramilitare të huaja.
Një incident i ndodhur gjatë gushtit 2024 i mbuluar me shpejtësi nga autoritetet lokale lidhej direkt me një përplasje për “interesat” në këtë lokal mes grupeve që dyshohet se janë nën urdhrat e Orges Birçajt dhe rrjetit të tij që përfshin pjesëtarë nga Vlora, Durrësi dhe diaspora shqiptare në Emiratet e Bashkuara.
Frida Krifca, “nuse e lavdishme” në VIP-zone
Sipas të njëjtave burime, Frida Krifca është parë vazhdimisht në ambientet e “Sin”, gjatë verës 2023 dhe 2024, si pjesë e shoqërisë që kontrollon këtë aktivitet. Ndonëse nuk figuron në asnjë dokument si pronare apo aksionere, prezenca e saj e vazhdueshme, roli në rregullimin e “marrëdhënieve” me pushtetin vendor në Himarë dhe afërsia me grupin Lutaj-Birçaj, e bëjnë atë një figurë kyçe në këtë qarkullim informal kapitalesh dhe influence.
Palasa si qendra e re e pastrimit të parasë në bregdet
Rrjeti qëndron mbi tre shtylla:
Ndërtimi në Tiranë me “Top Seven” dhe lejen për kullën 35-katëshe,
Sezoni turistik në jug përmes “Sin Lounge” dhe dy lokaleve të tjera nën pronësi të të afërmve,
Thithja e fondeve të BE-së dhe kredive të falimentuara përmes kompanive që administrojnë Erinda Lutaj dhe bashkëpunëtorët e saj.
Në të gjitha rastet, rezultati është një: përpunim i parasë së pistë për ta kthyer në pasuri të ligjshme dhe prona të shtrenjta në zonat më të lakmuara të Shqipërisë.
Kulla e krimit dhe korrupsionit në Laprakë
Në fund të qershorit 2025, vetëm një javë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi me entuziazëm ndërtimin e më shumë kullave në Tiranë, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 11 leje të reja ndërtimi, mes të cilave edhe një kullë 35-katëshe në Laprakë e quajtur “Top Seven Tower”.
Pas kësaj ndërtese që pritet të ndryshojë pamjen e zonës fshihet një histori shumë më e errët se arkitektura e saj. Dokumente zyrtare, burime tatimore dhe hetime të pavarura të redaksisë sonë zbulojnë një rrjet të dyshuar pastrimi parash, korrupsioni dhe lidhjesh me grupe kriminale ndërkombëtare të trafikut të drogës.
“Top Seven Construction”: kompania fantazmë me leje për 80 milionë € investim
Kompania “Top Seven Construction Sh.p.k.” është krijuar më 9 qershor 2023 nga Erinda Selaudin Lutaj, me vetëm 1 milion lekë kapital fillestar. Brenda 3 muajsh nga krijimi, ajo aplikoi për një leje ndërtimi të tipit superluksoz për një investim me vlerë 80 milionë euro në Laprakë.
Sipas deklarimeve në QKB dhe tatime, kjo kompani:
Advertisement
Ka vetëm 3 punëtorë të regjistruar,
Ka deklaruar 960 milionë lekë humbje,
Ndërkohë që pronarja Erinda Lutaj ka 3 kredi të papaguara në banka me vlerë 192 milionë lekë, në emër të një firme tjetër të lidhur, “Top Seven Sh.p.k.”.
Vetë kapitali i kompanisë është marrë me këste prej 8.300 lekë në muaj nga kompania mëmë. Si mund të justifikohet një investim prej 80 milionë eurosh në një ndërtesë 35-katëshe me këtë profil financiar? Asnjë dokument që shpjegon burimin e fondeve nuk është paraqitur në dosjen e lejes.
Sekuestro e anuluar brenda 24 orësh
Më 19 shkurt 2024, Zyra Përmbarimore “A.Vako” vendosi sekuestrimin e 100% të aksioneve të “Top Seven Sh.p.k.”. Por çuditërisht, brenda vetëm një dite, më 20 shkurt 2024, sekuestrimi u hoq me ndërhyrje nga lart, sipas burimeve brenda sistemit përmbarimor dhe të drejtësisë. Ky episod ka ngritur alarme mbi mbrojtjen politike dhe institucionale që gëzon kjo kompani.
Frida Krifca, “nusja e kullës” dhe milionat e zhdukur të BE-së
Kulla është quajtur në qarqet e ndërtimit si “Kulla e Lutajve”, por më saktë si “Kulla e Frida Krifcës”, ish-ministre e Bujqësisë dhe më parë drejtoreshë e AZHBR institucioni që menaxhonte fondet IPARD të BE-së për fermerët shqiptarë.
Frida Krifca është nuse në familjen Lutaj dhe e lidhur drejtpërdrejt me strukturën financiare të kompanisë. Kujtojmë se gjatë drejtimit të saj në AZHBR, u zhdukën 135 milionë euro fonde nga Bashkimi Europian, skandal për të cilin është në hetim edhe nga Prokuroria e Posaçme.
Ka dyshime të forta se paratë e zhdukura nga fondet IPARD po qarkullojnë përmes “Top Seven” në ndërtimin e kullës 35-katëshe, një lavatriçe gjigante për të bërë të bardhë pasurinë e grabitur.
Orges Birçaj dhe banda e Vlorës nga Dubai në Laprakë
Sipas të dhënave që Publik.al ka siguruar nga burime në strukturat kundër krimit të organizuar në Vlorë dhe Tiranë, financuesi real i kullës është banda e trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Spanjë dhe Dubai, e drejtuar nga Orgës Birçaj.
Deri më 15 janar 2021, Orgës Birçaj ka qenë administrator i “Top Seven Sh.p.k.”.
Aktualisht figuron si Drejtor Shitjesh në kompani, me një pagë 1.2 milionë lekë, por de facto drejton dhe kontrollon flukset financiare.
Një nga njerëzit kyç të këtij rrjeti, Bledar Birçaj, u vra në një atentat mafioz më 10 maj 2021 në Vlorë, për prishje pazari.
Erinda Lutaj, e cila sipas informacioneve është bashkëshortja e Orges Birçajt, është figura që shërben për të “përtuar” në letra pasurinë e dyshuar kriminale, duke përdorur emrin dhe statusin e saj formal si ndërtuese.
SPAK dhe BE, a do veprojnë?
Ndërsa qeveria e reklamonte ndërtimin si motor të zhvillimit ekonomik, rastet si ky e nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë të ndërtimit si mjet për pastrim parash dhe përfshirje të fondeve të BE-së në skema kriminale.
Publik.al kërkon:
SPAK të nisë një hetim të thelluar për burimet financiare të “Top Seven Construction” dhe lidhjet me krimin ndërkombëtar,
Delegacioni i BE-së në Tiranë të kërkojë audit të fondeve të zhdukura gjatë drejtimit të Frida Krifcës në AZHBR,
Bashkia Tiranë dhe KKT të pezullojnë lejen e ndërtimit derisa të sqarohen burimet dhe pastërtia e kapitalit./Publik.al