Ziza është vetëm maja e ajsbergut. Moderatore, modele, ish banore të BBV dhe Për’Puthen, të ashtuquajtura VIP-se, këngëtare etj., kanë mësyrë dhe shpartalluar burgjet e sigurisë së lartë dhe të zakonshme në Shqipëri, duke kaluar net të zjarrta me figura të krimit të organizuar, duke kompromentuar rëndë sigurinë në burgje.
Pas ekspozimit të skandalit nga gazetari Elton Qyno në Burgun e Drenovës, për takimet mes kosovares Ziza Pajaziti dhe të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu, thuajse e njëjta formë ka ndodhur dhe në burgun e Fushë Krujës, Reçit dhe Peqinit.
E. Dh., një nga vajzat e njohura të Showbizzit, e ka kthyer kohë më parë në han pa porta Burgun e Fushë Krujës. Zonjusha zhvillonte pothuajse çdo javë takime speciale me një figurë të krimit të organizuar. Sipas burime fillimisht në Burgun e Fushë Krujës futej modelja K. K., por më pas vendin e saj e zuri E. DH.
Ndërkaq, dy vajza të njohura të “Show Bizit” kanë ‘tronditur’ Burgun e Reçit. Dy muaj më parë, në Burgun e Reçit janë R. Roçi dhe A. Dushi, të cilat kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar që mbahet në burgun e Reçit, subjekt i SPAK, figurë kryesore e krimit të organizuar.
Prezenca e vajzave në burgun e Reçit, është shënuar dhe në librat e hyrjes dhe daljes së këtij burgu. Ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar dhe nga kamerat e sigurisë të instaluara në këtë burg.
Për hyrje e dy vajzave eskortë ka pasur dijeni të plotë shefi i policisë së burgut Dylber Beqiri dhe njëherësh drejtori i këtij burgu, Leonard Mardoda.
Mësohet se ndaj dy zyrtarëve nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është marrë masë pezullimi nga detyra dhe pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.
Leonard Mardoda, aktualisht ushtron detyrën e Drejtorit të Komanduar në burgun e Reçit. Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.
Në Burgun e Reçit kanë hyrë disa herë edhe disa vajza të tjera të Showbizzit, të cilat përveç ekspozimit të hireve të trupit, nuk shquhen për ndonjë talent të veçantë. Vajzat e Showbizzit kanë mësyrë edhe burgun e Peqinit. Sipas burimeve, disa nga vajzat kanë hyrë dhe dalë pa u regjistruar dhe në disa raste janë regjistruar në emra të tjerë, një praktikë kjo normale për t’u mos u identifikuar.
Takime speciale kanë pasur me figura të krimit zonjushat M. P., E. D., T. S., N. R., Zh. F., L. D., N. I., A. L etj. Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./Prapskena