Connect with us

Denoncim

Skerdi Tase rrëfen emrat, shumat dhe atentatet me pagesë

Published

on

Skerdi Tase rrëfen emrat, shumat dhe atentatet me pagesë: Nga dhëndri i Sejdinit, te Dine Çani e Oti Hila!

“Lista e vdekjes” në Elbasan/ Skerdi Tase rrëfen emrat,
Majtas Skerdi Tase; djathtas lart Nuredin Dumani; djathtas poshtë Sokol Sanxhaktari

Sipas rrëfimit të tij, atentatet nuk ishin spontane, por të mirëorganizuar me ndjekje të vazhdueshme të viktimave, ruajtje në distancë dhe përgatitje logjistike, madje deri në përdorimin e snajperëve për disa raste…

Një tjetër dëshmi tronditëse ka dalë në dritë nga dosja famëkeqe “Plumbi i Artë”. I penduari i tretë i drejtësisë në këtë dosje, Skerdi Tase, dëshmoi këtë të martë para Gjykatës së Posaçme dhe zbardhi një sërë ngjarjesh kriminale që përfshijnë tentativa për vrasje, porosi me pagesë dhe bashkëpunëtorë të strukturave kriminale në Elbasan dhe më gjerë.

Në një seancë të ngarkuar, Tase rrëfeu para togave të zeza se kishte dijeni të drejtpërdrejtë për shumë nga atentatet e dështuara dhe të realizuara, duke përmendur emra konkretë dhe shuma të konsiderueshme parash të ofruara për likuidimin e individëve të caktuar. Një nga deklaratat më tronditëse ishte ajo që lidhet me dhëndrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Sipas Tase, “Çapjat ishin gati të paguanin 200 mijë euro për të vrarë dhëndrin e Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.” Ai shtoi se kishte qenë vetë i përfshirë në diskutimet për këtë atentat të planifikuar në maj 2020.

Sipas rrëfimit të tij, atentatet nuk ishin spontane, por të mirëorganizuar me ndjekje të vazhdueshme të viktimave, ruajtje në distancë dhe përgatitje logjistike, madje deri në përdorimin e snajperëve për disa raste. “Dine Çanin e kemi ruajtur për t’i bërë atentat edhe me snajper”, tha Tase, duke shtuar se përdornin makina të posaçme, si një BMË e marrë në Bathore për atentat, ndërsa për një tjetër ngjarje, ai mori 25 mijë euro në dorëzim pas atentatit të Ramazanit.

Tase rrëfeu gjithashtu përpjekjet për të vrarë Oti Kilën në Elbasan me pagesë 60 mijë euro dhe atentatet e dështuara ndaj Filip Gjeloshit, të organizuara nga Henriku, një nga personat kyç të grupit. Në atentatin ndaj Lulzim Mashës, ai përdori një armë “Scorpions”, që sipas tij i ishte dhënë nga Sandër Baho, një tjetër figurë e përmendur në dosje.

Në dëshminë e tij, i penduari përmendi edhe disa emra të tjerë që kanë qenë bashkëpunëtorë apo në dijeni të ngjarjeve, përfshirë vëllanë e Henrikut, Mehiun, dhe Bledar Muçën, që sipas tij kishte lidhje të forta me Çapjat. Për atentatet ndaj Beharit, Tase tha se ishin ofruar shuma që shkonin nga 50 deri në 80 mijë euro.

Avokatët kërkuan procesverbalin e plotë të dëshmisë për të përgatitur pyetjet e tyre, ndërsa gjykata u përball me një rrëfim të detajuar që vë në pah një strukturë të organizuar kriminale, ku porositësit dhe zbatuesit bashkëpunonin në mënyrë të fshehtë, por të planifikuar deri në detaj.

Pjesë nga diskutimi:

Skerdi Tase: Henriku më ka treguar që i ka bërë 2 herë atentat Filip Gjeloshit, për të dyja rastet ka dështuar. Personi i njohur Ton, kishte patur përplasje me Henrikun pasi i kishte kërkuar ta paguante. Toni kunati i Artan Kilës.

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Për atentatin e Mashës, Henriku më tha që i është kërkuar nga Nuredini dhe Nuredinit i është kërkuar nga dikush tjetër, nga Sandri sakati.

Pas kësaj tenatative nuk jam fshehur, nuk kam ndejtur i fshehur ndonjëherë derisa jam arrestuar.

Kishim informacion për Oti Kilën, e ruajtëm por nuk gjetëm ndonjë rast të vepronim.

Për ta ndjekur nuk merrnim armë me vete. Henriku ishte urdhëruar nga Nuredini për vrasjen e Oti Kilës në Elbasan kundrejt pagesës 60 mijë euro. Ne ruanim Dine Çanin, Lulzim Mashën dhe Oti Hilën dhe kë të mundnim të parin.

Dine Çanin e kemi ruajtur për ti bërë atentat edhe me snajper.

Shkuam me Nuredinin në Bathore për të marrë makinën BMË për të kryer atentatin, por s’më njoftuan për ta kryer, vetëm e pashë në TV që ishin arrestuar.

Vetëm në atentatin e Ramazanit kam marrë 25 mijë euro.

Te vrasja e Lulzim Mashës kam përdorur armën Scorpions që ma kishte dhënë Sandër Baho.

Lum Frroku dhe Mir Boçi ishin shokët tanë që rrinin në Shëngjin. Vendosëm të iknim në Valbonë ku ishin ata, unë, Henriku dhe një djalë tjetër.

Kur shkuam në Tropojë, Henriku ishte i shqetësuar, ai më tha që ishte kryer atentat dhe kishte kontrolle nga policia.

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Vëllain e Henrikut e njoh, Mehi. Ka patur dijeni në aktivitetet e të vëllait, për Goriçin, Beharin.

Av. Aldo Shkëmbi: Dhëndrin e kryetarit të Bashkisë Elbasan e njihni?

Skerdi Tase: E kam dëgjuar nga Nuredini, në 2020, u diskutua që Çapjat ishin gati të jepnin 200 mijë euro për dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktarin.

U la si pas dore në fillim, pastaj ky person u arrestua.

Porositësi i Beharit në atentatin e parë premtou 50-60 mijë euro dhe te i dyti 80 mijë euro.

Av. Aldo Shkëmbi: Për çfarë periudhe është folur për Sanxhaktarin?

Skerdi Tase: Në maj 2020, Nuredini kishte marrë urdhër, për vrasjen, unë u pyeta nëse doja të merrja pjesë.

Nuredini më tha që Çapjat kanë vënë në dispozicion 200 mijë euro për dhëndrin e Sejdinit.

Unë thashë jam dakord të marr pjesë në këtë punë. Nuk kishim arritur deri në detajet për të vendosur rolin në atentat.

Nuk ka qenë vetëm bisedë, është marrë përsipër si punë.

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com

Bledar Muça ishte shok i ngushtë i Çapjave. Henriku nuk kishte kontakt me Çapjat.

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeredaktor: Nesti Agoni Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Gjurmuesi është një media e pavarur qe nuk do te beje kurre kompromis,me askend dhe do te ndjekim gjurmet e parave te korrupsionit. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. [email protected]