Një zhurmë e pazakontë ka nisur të qarkullojë në korridoret e pushtetit dhe medieve online, bëhet fjalë për një video intime që thuhet se përfshin një emër të njohur të politikës lokale, Tërmet Peçin.
Burime jozyrtare pretendojnë se videoja është regjistruar kohë më parë në një ambient privat në zonën e Tepelenës dhe përfshin, përveç emrit të njohur publik, edhe një vajzë të re, identiteti i së cilës nuk është bërë publik. Pavarësisht insistimeve të portaleve të ndryshme për ta siguruar, materiali ende nuk ka dalë në dritë. Pyetja që lind është: Kush po e mban mbyllur këtë “valixhe”?
Zëra të afërt me skenën politike flasin për një ndërhyrje nga lart nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama për të shmangur një skandal që mund të kishte pasoja të rënda në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në jug të vendit.
Rri me ne për zhvillimet e radhës. Kur hesht politika, flet skandali. Gjurmusi do t’i shkojë deri në fund kësaj historie.