Denoncim

E bija e Skifterit të ushqimeve Gera Tagani klinikë estetike te Coin-i

Published

on

Miliona euro pasuri nga helmimi i shqiptarëve, evidenca për një organizatë kriminale

Një hetim i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Shtetit ka nxjerrë zbuluar një nga bosët me natyrë mafioze të mashtrimit të madh ushqimor në Shqipëri. Ai është Skifter Tagani pronari i fabrikës në Vlorë, kamufluar me kompaninë “Master AL”. Në këtë fabrikë, grumbulloheshin ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme të vendit, kryesisht në qytete si Tirana, Elbasani dhe Durrësi por edhe nga jashtë Shqipërisë, ku falsifikonin etiketat dhe pastaj hidheshin në treg.

Gjatë 4 viteve nga momenti i hapjes së fabrikës rezulton se nuk kishte kërkuar ndihma autoriteteve për asgjësimin e sasive të produkteve të saj të skaduara, kosto që ligjërisht e mbulon vetë biznesi. Të dhënat flasin për një organizatë të mirëfillt kriminale, me veprimtari keqbërëse me pasoja në shëndetin e qytetarëve, përfshirë edhe fëmijët.

Nëse ka një aktivitet më monstruoz, kriminal dhe të llahtarshëm është mashtrimi me produktet ushqimore, pasi pasoja është e drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Ky aktivitet ndër më kriminalët besohet se ka prodhuar miliona euro, para të cilat janë pastruar duket u investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme nga Vlora në Tiranë; troje, apartamente, zyra, klinika, lokale etj.

Tek kulla e Bashkim Ulajt në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, e quajtur Coin, ndodhet një klinikë estetike, një investim qindra mijëra euro. Klinika është në pronësi të Gera Tagani, vajza e Skifterit të ushqimeve. Klinika është vetëm një nga pasuritë që dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal të Skifter Taganit.

Krahas pastrimit të parave të pista, klinika e zonjushës Gera Tagani duhet të hetohet nga autoritetet për mashtrim, si një derivat i Skifterit. Gera Tagani paraqitet si doktoreshë, por një burim ngre dyshime të forta se ajo nuk ka një diplomë dhe specializim të rregullt për të kryer operacione estetike, por vetëm disa certifikata kursesh. 

Ndërkaq, nga një verifikim në regjistrat e hipotekës, në emër të Skifterit të ushqimeve dhe njerëzve të tij të afërt rezultojnë pasuri me vlerë miliona euro, me burim të dyshimtë. 

Skifteri i ushqimeve është pronar i një tjetër magazine në Kashar, kamufluar me kompaninë rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë “ANTER SHPK”, e cila merret me prodhimin e biskotave dhe çokollatave. Fabrika e Kasharit dyshohet si qendra kryesore e vajit të palmës, kontrabandës, falsifikimit dhe korruptimit të AKU. 

Skifter Tagani, i gjurmuar për kontrabandë mallrash nga Turqia, është njeriu kyç që ka mbajtur raportet me AKU-në, autoritet i cili ka tradhtuar interesin publik dhe ka shitur shëndetin e shqiptarëve, duke mosvepruar ndaj mafies së ushqimeve. Jo rastësisht, AKU u shkri disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama si një institucion që rrezikon sigurinë kombëtare. 

Nuk dihet nëse Rama është njohur me një raport të shërbimeve informative për mafien e ushqimeve dhe minimin e shëndetit të popullatës kur vendosi të shkrinte AKU-në, institucioni publik më i damkosur në Shqipëri, por po bëhen përpjekje për t’a shpëtuar Taganin nga ndëshkimi ligjor, duke bërë ‘kurban’ disa magazinierë të tij, të cilët i paguan me dy bordero, një evidencë që çuditërisht nuk ka angazhuar Tatimet dhe krimin ekonomik.

Nëse SPAK do të hetojë Skifterin e ushqimeve si kreun e një prej organizatave kriminale të mashtrimit ushqimor në Shqipëri, duhet t’a nisë nga kompania e ndërtimit Gera T (L72126068I) me të cilën janë pastruar paratë që dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal, si dhe të zbarkojë një ekip të BKH-së në magazinat dhe pasuritë e tij para se provat të zhduken./Prapaskena

Advertisement

Te Fundit

Kryeredaktor: Nesti Agoni Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Gjurmuesi është një media e pavarur qe nuk do te beje kurre kompromis,me askend dhe do te ndjekim gjurmet e parave te korrupsionit. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. info@gjurmusi.com