Connect with us

Korrupsion

SPAK sekuestron dokumente pas denoncimeve për korrupsion

Published

on

Kontrolle në Bashkinë Tepelenë

Një hetim i nisur nga SPAK, pas denoncimeve mediatike dhe regjistrimit kryesisht, ka çuar këtë të martë në kontrolle të zgjeruara në Bashkinë e Tepelenës. Sipas burimeve të WebLajm.com, hetimet po ndiqen nga prokurori Beldar Maksuti, ndërsa me miratim të gjykatës, oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në disa zyra kyçe të bashkisë.

Në fokus të kontrollit ishin zyra e Kryebashkiakut, ajo e Financës dhe sektori juridik, ku janë sekuestruar dokumente të konsideruara të vlefshme për hetimin.

Hetimi lidhet me dyshime për shpërdorim detyre, korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Në qendër të skandalit është përmendur edhe ish-kryebashkiaku dhe aktualisht deputeti Tërmet Peçi, i denoncuar më herët nga emisioni investigativ “Plug” për ngritjen e një skeme për përfitimin e fondeve të BE-së nëpërmjet ish-vartësve të tij./ weblajm

Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]