Connect with us

Uncategorized

Qeveria, Parlamenti dhe Veliaj nxijnë Shqipërinë në EU

Published

on

BE: Po ushtrohet presion ndaj drejtësisë

Qeveria, Parlamenti dhe Veliaj nxijnë Shqipërinë në Eu

Dokumenti

Një dokument zyrtar i Bashkimit Europian, i klasifikuar si “Limite” dhe i shpërndarë më 15 maj 2025 nga Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit të BE-së, ka lëshuar një sinjal të fortë alarmi për situatën e drejtësisë në Shqipëri.

Në raportin e titulluar “Non-paper regarding the Fundamentals for Albania”, theksohet se pavarësisht përparimeve formale në sistemin gjyqësor, presioni politik ndaj SPAK dhe institucioneve të drejtësisë është rritur ndjeshëm, duke kompromentuar pavarësinë e organeve të reja të drejtësisë.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, dokumenti flet për një zyrtar të zgjedhur (elected official) që është arrestuar nga SPAK në shkurt të vitit 2025, çka ka shkaktuar “reagime të paprecedenta nga degët ekzekutive dhe legjislative të qeverisjes”, përfshirë tentativa për të ndikuar dhe intimiduese ndaj hetuesve dhe gjyqtarëve.

Burime të pavarura, në mënyrë jozyrtare, e lidhin këtë episod me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse emri nuk përmendet në dokument. Ndërhyrja dhe presioni ndaj SPAK është bërë aq serioz, sa vetë institucioni ka dërguar dy letra zyrtare ankimimi pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për mungesë mbrojtjeje dhe sigurie për personelin e tij gjatë protestave të organizuara nga struktura politike jashtë zyrave të SPAK.

Dokumenti denoncon hapur ndërhyrjen e politikës shqiptare në hetimet për korrupsion:

“Gjatë periudhës së raportimit, gjashtë magjistratë janë vendosur nën mbrojtje speciale, përfshirë dy gjyqtarë dhe katër prokurorë”, – thuhet në raport.

Më tej, Komisioni Evropian konfirmon nisjen e një hetimi penal nga SPAK për presion të ushtruar ndaj një magjistrati që po trajtonte një çështje që lidhej me një anëtar të Parlamentit.

Kjo është një goditje e rëndë për qeverinë shqiptare dhe për klimën politike në vend. Një moment i zymtë për imazhin e Shqipërisë në sytë e institucioneve të BE-së, në një kohë kur vendi pretendon të hapë kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim.

Nëse drejtësia sulmohet për të mbrojtur të korruptuarit në pushtet, atëherë Shqipëria nuk po i afrohet Europës – po largohet me vrull prej saj.

Advertisement
Reklamo në Gjurmusi.com
Advertisement Reklamo në Gjurmusi.com

Ne nuk kemi emra. Sepse emrat korruptohen. Ne kemi vetëm një qëllim: të ndjekim gjurmët. Deri në fund. Gjurmuesi është një mekanizëm i vogël, i lirë dhe i pavarur që mbledh, përpunon dhe publikon të vërtetat që të tjerët nuk guxojnë t’i thonë. Kemi zgjedhur të mos shfaqim fytyra. Sepse kur fytyrat bëhen të njohura, fillon pazari. Ne nuk bëjmë pazare. Ne ndjekim dokumentet që fshihen, dosjet që heshtin, llogaritë që nuk dalin. Ne ndjekim gjurmët e parave, pushtetit dhe frikës. Dhe nuk ndalemi. Jemi shqetësimi i çdo pushtetari që ka vjedhur, mashtruar apo shtypur të tjerët nga një karrige publike. Nuk kemi lidhje me parti, me pushtet apo me ideologji. Gjurmuesi flet kur mediat e blera mbyllin sytë. Ky vend është i sëmurë nga heshtja. Dhe nga frika. Gjurmuesi nuk hesht. Nuk kërkon leje. Nëse ke dokumente, dërgoji. Nëse di një të vërtetë që nuk thuhet, ndaje. Gjurmuesi është për ty, me ty. Dhe për të vërtetën. [email protected]