Bufi u kthye në simbolin më të përfolur të fushatës zgjedhore të 11 Majit. Edi Rama nuk la takim pa e etiketuar liderin e opozitës, Sali Berishën, si “bufi plak i kënetës”. Epiteti u përvetësua edhe nga vetë Berisha si për të dashur t’i ulë peshën e përmbajtjes dhe të mesazhit.
Por ndërkohë që bufi gjatë fushatës së 11 Majit u shndërrua në një simbol politik, Amina, nusja e djalit të Berishës, në një nga linjat e saj të aksesorëve, ka prezantuar çanta të dizenjuara me pamjen e bufit.
A është kjo një rastësi domethënëse apo një karshillëk i rafinuar ndaj babagjyshit politik të familjes? Apo ndoshta kur vjen puna te biznesi, simbolikat dhe konotacionet politike humbasin rëndësinë përballë mundësisë për të gjeneruar të ardhura? Bufi mbizotëroi fushatën, por tani ai ka një jetë si motiv në çantën e një zonje që, përtej lidhjeve familjare, ka nuhatje për tregun.
/Tema